Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët e fesë islame.


Përmes një postimi Facebook, Ambasada uroi në disa gjuhë të gjithë ata që festojnë Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën.
“Për të gjithë ata që po festojnë Bajramin në #Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në postim.