Aliu: Kemi prezantuar një modul të ri elektronik për transparencë në donacione në shëndetësi

1 Min. Leximi

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar një modul të ri elektronik për donacione, me qëllim që të ofrojë një pasqyrë transparente të të gjitha donacioneve të pranuara nga kjo ministri si dhe nga të gjitha institucionet publike shëndetësore. Moduli është i qasshëm në faqen zyrtare të internetit: donacii.zdravstvo.gov.mk dhe mundëson një pasqyrë të detajuar të çdo donacioni, me të dhëna për donatorin, vlerën e donacionit, si dhe informacione për llojin e donacionit dhe nëse janë donuar materiale mjekësore, pajisje apo të ngjashme.

Siç njoftuna nga ministria, të dhënat statistikore tregojnë se 85% e donacioneve të pranuara deri më tani përbëhen nga materiale mjekësore, përfshirë barna, vaksina, pajisje për disa institucione publike shëndetësore dhe materiale të tjera.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull