Ali Ahmeti uron besimtarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit

1 Min. Leximi

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, shpreh urimet më të sinqerta për paqe, mëshirë dhe begati në familjet tuaja, transmeton zhurnal.

“Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe besimit të palëkundur, vlera këto që e kanë udhëhequr popullin tonë në çdo periudhë të historisë. Le të na shërbejë kjo festë si moment reflektimi, për të forcuar lidhjet tona shoqërore, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të qëndruar gjithmonë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.
Gëzuar Kurban Bajramin!”.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull