Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka ururat 2 gushtin Ditën e Ilindenit.
“Dy gushti i vitit 1903 ishte përpjekje e përbashkët e shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve për liri dhe barazi.
Ky sunim u realizua nëpërmjet të bashkëqeverisjes dhe ndarjes së barabartë të përgjegjësive për ta drejtuar popullin para 122 viteve.
Sot, dy gushti na gjen në rrethana përballë njëri tjetrit e jo bashkë me njëri tjetrin si dhe me tendenca margjinalizuese dhe të ushtrimit të supremacisë etnike.
Pas vitesh e dekadash kontribut për barazi dhe ndarje të përgjegjësive, sot po shumëzohemi me zero në zbatimin e politikave qeverisëse, në punësimet, në diplomaci, në siguri e shëndetësi, në kulturë e arsim, shëndetësi e ekonomi, integrim europian, dhe kudo.
Marrëveshja e Ohrit, e cila paraqet manifest modern të Krushevës, po tentohet që të zhbëhet, duke larguar gjuhën shqipe nga çdo përdorim zyrtar dhe duke cënuar ligjin me drejtësi selektive dhe të dirigjuar, duke larguar flamurin kombëtar shqiptar, duke e anuluar edhe Balanserin dhe Badinterin si garanca për parandalim nga majorizimi dhe mbivotimi, duke mosnjohur rezultatet e regjistrimit të popullësisë dhe duke promovuar politika shtetërore monoetnike me doktrinën “përsëri e ytja”.
Ky devijim pas 122 viteve nga manifesti i bashkësisë në Krushevë, dhe në vigjilje të 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, vie edhe si rezultat i nënshtrimit ndaj këtyre politikave dhe tendencave të një grushti shqiptarësh, pa vullnetin e popullit, pa dijen dhe guximin për të qeverisur dhe pa program e bosht kurrizor për të prirë, por vetëm me përcaktim e verbër pushtet-dashës që të ulen në kolltuqet të cilat ua mundësoi padroni e jo populli në zgjedhje të lira dhe demokratike.
Të dashur bashkëqytetarë, shqiptarët janë përcaktuar për shtet unitar dhe Maqedoni të veriut të përbashkët dhe të drejtë e të barabartë për të gjithë, partnere në NATO dhe anëtare e Bashkimit Europian.
Çdo gjë tjetër që dëgjoni nga kushdo tjetër është propagandë për ndasi dhe qeverisje duke instaluar frigë fiktive tek qytetarët.
Ta respektojmë njëri tjetrin, ta konsiderojmë dhe punojmë që të jemi të barabartë me njëri tjetrin, të punojmë bashkë pa e konsideruar këtë vend si i yti a po i imi, por i joni”, shkruan Ali Ahmeti.