Ali Ahmeti nis një rrugë të re të BDI-së

1 Min. Leximi

Në Shkup po mbahet sot Kongresi i Pestë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili pritet të shënojë një kapitull të ri në historinë e partisë. Nën udhëheqjen e kryetarit Ali Ahmeti, ky kongres shihet si fillimi i një rruge të re dhe një proces i thellë reformues brenda strukturave partiake, raporton TS.

Sipas pritshmërive, gjatë kongresit do të ketë ndryshime të mëdha në Kryesinë Qendrore, ku një numër i konsiderueshëm anëtarësh aktualë pritet të shkarkohen dhe të zëvendësohen me kuadro të rinj. Ky proces synon rifreskimin e partisë dhe përshtatjen e saj me sfidat e reja politike.

Burime brenda kongresit theksojnë se reformat do të prekin pothuajse të gjitha nivelet drejtuese, me synim reformimin e plotë të BDI-së, forcimin e demokracisë së brendshme dhe rritjen e rolit të gjeneratës së re në vendimmarrje.

Kongresi po ndiqet me interes të madh nga opinioni publik dhe faktorët politikë, pasi vendimet që do të merren pritet të përcaktojnë drejtimin e mëtejmë politik të BDI-së në skenën politike të vendit./TS

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull