Tetovë, 6 nëntor – Kryetari i BDI Ali Ahmeti, ka takuar sot qytetarët në Tearcë.
“Sonte në Tearcë në Mbledhjen e Degës së Tarcës me popullin, për të diskutuar bashkë për të keqen që po i kanoset vendit nga përfaqësuesit jolegjitim, të cilët pos që shkelën vullnetin e shqiptarëve janë duke zhbërë të gjitha të arriturat për dekada me rradhë”, shkruan në kumtesën e BDI-së.
“Lideri shqiptarëve Ali Ahmeti para qindra anëtarëve e simpatizantëve siguroi se do ti prijë kësaj kauze për ti mbrojtur me këmbëngulësi themelet e Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan në fund të kumtesës.