Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Pritjen Shtetërore të organizuar me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë.
Ahmeti vlerësoi rrugëtimin e Kosovës drejt shtetndërtimit, duke e cilësuar atë si një rrugë sakrifice, vizioni dhe përkushtimi të palëkundur për liri.
“Urime përherë Kosovës dhe të gjithë atyre që kontribuuan për këtë ditë historike”, ka shkruar Ahmeti, duke shprehur respekt për të gjithë ata që, sipas tij, dhanë kontribut në procesin e pavarësimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës.
Kosova shënon këtë vit 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një datë që konsiderohet historike për qytetarët e saj dhe për shqiptarët në rajon.

