Ali Ahmeti në Prishtinë: Nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen familjet e bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë

1 Min. Leximi

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Ahmet Shalës me titullin “Kur heshtja flet”. Ahmeti në fjalën e tij tha se ndaj ish-krerëve të UÇK-së por bëhet gjykim i padrejtë me akuza për vepra të pabëra.

“Të gjithë e dimë se bëhet një gjyq i padrejtë, akuza për vepra të pa bëra vetëm pse ishim atdhetar, çlirimtar dhe organizator të rezistencës dhe luftës. Ne nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen edhe familjet e shokëve dhe bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë. Ne do të veprojmë guximshëm për të vërtetën”, tha Ahmeti.

Ndërsa sa i përket autorit Ahmet Shala, Ahmeti tha se ai ka bërë një punë edhe në diplomaci.
“Ahmet Shala ju keni bërë një punë edhe në diplomaci. Ju e keni mbrojtur lirinë e fituar me gjak dhe drejtësinë gati në të gjitha tryezat”, tha mes tjerash Ahmeti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull