Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se proza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, ka shkëlqyer në skenën vendore dhe në atë botërore dhe shtoi se u takon shqiptarëve dhe gjeneratave të reja që të vazhdojnë rrugën e Kadaresë dhe Dritëro Agollit.
“Shkëlqeu dhe proza e Ismail Kadaresë në skenën vendore dhe atë botërore.
I mbetet gjeneratave, i mbetet Shqipërisë, shqiptarëve, atyre që krijojnë prozë dhe poezi të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe të Dritëro Agollit”, tha Ahmeti.