Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Ligjin për gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Në një mbledhje me qytetarë të organizuar nga dega e BDI-së në Butel, Ahmeti tha se gjuha shqipe është dhe do të mbetet gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se BDI-ja do të angazhohet me gjithë fuqinë e saj për ta mbrojtur këtë arritje. Ahmeti e vlerësoi këtë status si rezultat të Marrëveshjes së Ohrit, të arritur me sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së. “Sa të jetë gjallë BDI-ja, qoftë në opozitë apo në pozitë, themelet e kësaj marrëveshjeje nuk do të preken,” theksoi ai, duke shprehur vendosmërinë për të ruajtur legjitimitetin e shqiptarëve në Maqedoni.
Ali Ahmeti; Gjuha Shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe do ta mbrojmë
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -