Aleanca për Shqiptarët sot do të mbaj Kongresin e pestë

1 Min. Leximi

Shkup, 10 nëntor – Aleanca për Shqiptarët sot do të mbaj Kongresin e pestë të jashtëzakonshëm nën moton “Ndryshimi Vazhdon”.

Kongresi do të mbahet në ora 14:00 në Pallatin për Kulturë në qytetin e Tetovës.

- Advertisement -

Sipas agjendës, në pjesën ceremoniale kongresi do të jetë i hapur për media, ndërsa punimet do jenë të mbyllura për publikun.

Më pas do jetë fjalimi i hapur për opinionin publik nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Nga ky Kongres partiak pritet të dalin organet e reja partiake, përfshirë Kuvendin dhe Kryesinë e re partiake.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull