Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka ritheksuar dhe njëherë që për të në vend të parë, në plan të parë, është forca politike që dhe ai drejton.
Duke mos dashur të japë më tepër detaje lidhur me atë çfarë po ndodh brenda partisë, Sela u shpreh nuk mund të tregojë më tepër pasi është mungesë respekti ndaj anëtarëve, të cilët nuk duhet ti marrin vesh nga studiot teleivzive por duhet të jetë ai që t’ja thotë personalisht.
“Pa i thënë timëve, njerëzve që më kanë zgjedhur dhe i besoj smund të bëj me dije më tepër detaje në studio televizive pasi është mungesë respekti ndaj atyre. Sjanë respektuar njerëzit, organet është gjëj e madhe mos respektosh dinjitetin. Ndryshe pse e kanë zgjedhur ato forume. E kanë zgjedhur mbi bazën për të marrë vendimet. Dhe jo të jetë thjesht një kukull.”, tha Sela,
Duke folur për numrin e deputetëve që synojnë të sigurojnë në zgjedhjet e majit, Sela tha: Aleanca duhet të ketë grup parlamentar pas zgjedhjeve me minimumi 5 deputetë.