Aleanca për Shqiptarët, e Ziadin Selës kërkon që ndryshimi i 20 përqindëshit dhe emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe të mos ndërlidhet me ndryshimin e stemës dhe vendosjen e luanit të VMRO-së. Përmes një komunikate ASH thotë se emërtimi i drejtë i shqipes dhe ndryshimi i himnit dhe flamurit, janë nevojë për të korrigjuar padrejtësitë dhe për të trajtuar siç duhet të gjitha bashkësitë etnike në vend, ndërsa debati i cili siç thonë, po imponohet nga VMRO dhe VLEN, është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët, për të etnizuar shtetin dhe për të forcuar diskriminimin ndaj të gjithë qytetarëve. “Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet duke shkaktuar një padrejtësi tjetër. Etnizmi i stemës me luan nuk guxon të bëhet si çmim për heqjen e 20%. Stema është simboli i vetëm që nuk ka element etnik maqedonas. Ne duhet ta bëjmë himnin si stemën dhe jo stemën si himnin”, thuhet në reagimin e ASH-së. /Alsat.mk
Aleanca e Selës kërkon: 20 përqindëshi dhe emërtimi i drejtë i shqipes të mos ndërlidhet me ndryshimin e stemës

Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


