Albin Kurti sot në Shkup – MPB paralajmëron ndryshime në komunikacion

1 Min. Leximi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe aktivitete të tjera zyrtare.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se për shkak të vizitës do të ketë ndryshime të përkohshme në regjimin e komunikacionit në disa pjesë të qytetit, sidomos në zonat ku do të lëvizin delegacionet.

Këshillë për qytetarët dhe shoferët:
• Mund të ketë rrugë të mbyllura përkohësisht
• Devijime dhe kolona në komunikacion
• Vonesa në qarkullim, veçanërisht në qendër të Shkupit

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull