Albin Kurti në fushatë “Luftë me Serbinë”

1 Min. Leximi

Albin ndëfuti mbrojtjen në fushatën e tij për zgjedhjet parlamentare, duke potencuar rritjen e shpenzimeve kundër një kërcënimi të ri të mundshëm serb në një kohë trazirash gjeopolitike. Por ai theksoi se Kosova nuk ka nevojë për të blerë shumë tanke pasi ka sistemin amerikan të mbrojtjes Javelin, që sipas tij i shkatërron tanket serbe.

“Ne nuk e konsiderojmë që për ushtrinë tonë është e nevojshme të blejmë tanke. Neve nuk na duhen tanket. Po a e dini çka? Nuk i duhen as Serbisë më. Se me sistemin tonë antitank Javelin, i bëhen të padobishëm e të papërdorshëm”, tha Kurti në një aktivitet elektoral.

Ai bëri dhe një rezyme të forcës njerëzore të ushtrisë së Kosovës.

“Sa i përket ushtrisë e kemi gjetur me më pak se 2300 ushtarë. Tani i ka afro 5000 ushtarë dhe njëkohësisht e kemi hequr tavanin për 5000 ushtarë. Mund të bëhen edhe më shumë. Mosha e ushtarëve ka qenë 23 vjeç. E kemi ngritur në 25 vjeç. I kemi rreth 300 gra e vajza në ushtri. Jemi të interesuar që në fund të mandatit të ardhshëm të bëhen 1000 gra e vajza në ushtrinë e Kosovës”, tha Kurti. /tesheshi.com/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull