Zv.kryetari i Komunës së Tetovës Albi Qamili, e ka përfaqësuar Tetovën në mbledhjen e Bordit Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB) në Gaziantep, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues nga shumë vende tjera.
Mujdin Beadini, kryeshef i Policisë Kriminale, në luftë të përditshme kundër krimit
Qamili në Facebook shkruan se së bashku me Unionin e Komunave të Botës Turke po realizohet projekti për rindërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë.
“Nder i veçantë ta përfaqësoj Tetovën në mbledhjen e Bordit Drejtues të Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB) në Gaziantep, bashkë me përfaqësues nga Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Turke e Qipros Veriore, Kosova, Libani dhe Turqia. Me Unionin po e realizojmë bashkërisht projektin për rindërtimin e Kullës së Sahatit në Tetovë”.
“I falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Tetovën dhe potencova gatishmërinë e komunës sonë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta”, ka shkruar Qamili.

