Zv.kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka publikuar pamje nga punimet në bulevardin VS Bato, në pjesën që do të lidhet me fshatin Poroj.
Qamili thotë se kjo rrugë është punë e madhe për Porojin, Xhepçishtin dhe fshatrat e Komunës së Tearcës, ndërsa premton vazhdim të punëve tjera dhe mbajtje të premtimeve që janë bërë gjatë fushatës.
“Bulevardi VS Bato në Poroj po bëhet realitet. Punë e madhe për Porojin, Xhepçishtin dhe fshatrat e komunës së Tearcës. Vazhdojmë kështu, në çdo lagje dhe në çdo cep, t’i realizojmë premtimet e bëra në fushatë!”, ka shkruar Qamili.

