Akt barbar në Prizren: Një qytetar shqyen Kuranin (VIDEO)

1 Min. Leximi

Një provokim i rëndë ndaj myslimanëve ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një person është parë duke shqyer Kuranin.
Veprimi i tij është kapur nga kamerat, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij akti të shëmtuar, pikërisht në ditët e para të Ramazanit.
Lidhur me ngjarjen janë vërejtur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa pritet që edhe autoritetet të reagojnë për të zbardhur rastin në fjalë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull