Aksioni policor në RMV, PTHP: 12 persona nën hetim për trafik armësh dhe lëndë narkotike

2 Min. Leximi

Pas disa muajve hetime, Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se sot në mëngjes u kryen bastisje në fshatrat Brezë, Inxhikovë, Haraçinë dhe lagjet Hasanbeg dhe Çair në Shkup, 12 persona u ndaluan nën dyshimin për “Shoqërim kriminal” dhe “Tregtim të paautorizuar me armë dhe eksplozivë”, ndërsa një tjetër dyshohet për “Prodhim dhe shpërndarje të drogës.

Nga Prokuroria thonë se dyshohet se në periudhën nga prilli 2025 deri në dhjetor 2025 ata krijuan dhe u bënë anëtarë të një organizate kriminale të organizuar për të kryer krime të dënueshme me të paktën tre vjet burgim.

“I dyshuari i parë, nga persona aktualisht të panjohur nga Republika e Kosovës, ka siguruar armë zjarri dhe municione ilegalisht me qëllim shitjeje të mëtejshme, pas së cilës i ka transportuar ato ilegalisht në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Armët dhe municionet ishin ruajtur ilegalisht në vende të sigurta në fshatrat Hasanbeg dhe Brezë.

Provat e mbledhura sugjerojnë se anëtarët e grupit kishin role të caktuara qartë. I dyshuari i parë, si një nga organizatorët, dha udhëzime për gjetjen e blerësve potencialë dhe për ndërmjetësimin e paautorizuar në tregtinë e armëve të zjarrit dhe municionit. Njëri nga të dyshuarit siguroi municion në mënyrë të paligjshme dhe koordinoi aktivitetet për dorëzimin e armëve te anëtarët e grupit, ndërsa një tjetër mbajti kontakt me të dyshuarin e parë dhe koordinoi dorëzimin te blerësit e drejtpërdrejtë. Përveç kësaj, njëri nga të dyshuarit, përveç ndërmjetësimit të paautorizuar në tregtinë e armëve, dyshohet për shitje të paautorizuar të drogës narkotike – kokainës”, thonë nga PTHP.

Nga atje shtojnë se duke marrë parasysh se janë përmbushur kushtet për përcaktimin e masës së paraburgimit, prokurori publik do t’i paraqesë propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup që të caktojë këtë masë kundër të gjithë të dyshuarve.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull