Aksion i Policisë për motoçikleta në Qendër, Aerodrom, Bit Pazar e Çair! Për 9 orë u regjistruan 91 shkelje

2 Min. Leximi

Sot në Shkup, Policia zhvilloi kontroll të përforcuar në zonat Qendër, Aerodrom, Bit Pazar dhe Çair, përcjell TV21. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë aksionit, brenda 9 orëve u evidentuan 91 shkelje trafiku gjatë dretimit të motoçikletave, përfshirë 7 kallëzime penale për drejtim të pamatur të mjetit, nga të cilat 6 për drejtim pa patentë dhe 1 për drejtim nën ndikimin e alkoolit mbi 1,50 promil, ndërsa 3 kallëzime ishin kundër të miturve.
“Sot (15.03.2026), në periudhën nga ora 11:00 deri në 20:00, në zonat e Qendrës, Aerodromit, Bit Pazarit dhe Çairit, nën kompetencën e Drejtorisë për Siguri të Trafikut Rrugor në bashkëpunim me Njësinë për Siguri dhe Eskortë të Trafikut, u realizua një kontroll i përforcuar aksionar për shkeljet që kryejnë drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, tricikleve, katërçikleve dhe motoçikletave. Gjatë kontrollit u shqiptuan gjithsej 91 masa. Nga këto, shtatë janë kallëzime penale për drejtim të pamatur të mjetit motor, prej të cilave gjashtë për drejtim pa patentë dhe një për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit mbi 1,50 promil, ku tre nga këto kallëzime penale janë kundër personave të mitur. U shqiptuan 17 masa për drejtim të mjetit në kategori jo të përshtatshme, 13 gjoba për drejtues biçiklete me motor ndihmës pa leje drejtimi, 43 masa për drejtim pa helmetë mbrojtëse, tre gjoba për motoçikleta të paregjistruar, një masë për drejtues që drejton motor nën ndikimin e alkoolit dhe shtatë masa për shkelje të tjera. Gjatë kontrollit aksionar u konfiskua një motor për drejtim të pamatur dhe u sekuestruan përkohësisht dy motorë të paregjistruar për më shumë se gjashtë muaj”, thonë nga MPB, duke shtuar se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull