Aksion i madh në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë – 7 të arrestuar për krim financiar

1 Min. Leximi

Pas një hetimi dyvjeçar të Drejtorisë së Policisë Financiare, i zhvilluar në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot është realizuar një aksion i gjerë në disa lokacione në komunën e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është zhvilluar nën udhëheqjen e prokurorit publik të çështjes, ndërsa me asistencën e njësisë speciale SAE “Tigrat”, janë privuar nga liria 7 persona, të cilët më pas janë dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale Themelore. Një person tjetër ende nuk është i kapshëm për organet e rendit.
Organizatorët dhe anëtarët e grupit dyshohet se kanë përfituar pasuri të kundërligjshme në vlerë mbi 430 milionë denarë, me ç’rast është shkaktuar një dëm i madh buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

- Advertisement -

Drejtoria e Policisë Financiare thekson se mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe ndëshkimin e krimit financiar, si dhe në mbrojtjen e buxhetit të shtetit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull