Ahmeti: Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian

1 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar Samitin e Komunitetit Politik Europian që ka nis në Tiranë, ndërsa ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer.

Urimi i plotë i Ali Ahmetit:

- Advertisement -

I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

- Advertisement -

Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian!

Uroj punë të mbarë Samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer.

Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull