Ahmeti: Shqiptarë e maqedonas 24 vite bashkë për një Maqedoni të barabartë

1 Min. Leximi

Me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik dhe kontributin shqiptar në zhvillimin e vendit.

“24 vjet më parë, shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri-tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re, të barabartë dhe të integruar në NATO e në BE,” deklaroi Ahmeti.

- Advertisement -

Ai shtoi se përmes bashkëpunimit janë ndryshuar kushtetuta dhe ligjet, është përmirësuar infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, dhe është arritur anëtarësimi në NATO, si dhe nisja e bisedimeve për Bashkimin Europian.

- Advertisement -

“Të gjitha të arriturat në 24 vitet e kaluara i bëmë bashkë, edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Këto të arritura janë vet shteti, janë themeli i stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë së vendit tonë,” tha Ahmeti, duke theksuar se revizioni i arritjeve të përbashkëta nuk është i lejuar.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull