Ahmeti: Qëndrojmë me SHBA-në dhe përpjekjet për siguri globale! Aktet destabilizuese të Iranit nuk i shërbejnë askujt

1 Min. Leximi

Pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, i pari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se solidarizohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me të gjitha përpjekjet për paqe dhe siguri globale, shkruan TV21. Ahmeti tha se aleanca me SHBA-në është një përcaktim strategjik dhe zgjedhje për të qenë në anën e demokracisë, e sa i përket situatës në Lindjen e Mesme, Ahmeti tha se aktet destabilizuese të Iranit që cenojnë sigurinë e vendeve të Gjirit, nuk i shërbejnë askujt.

“Ne besojmë se siguria në Gjirin Persik dhe në Lindjen e Mesme është një interes global. Liria e qarkullimit, stabiliteti energjetik, lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e rendit ndërkombëtar janë përgjegjësi të përbashkëta. Në këtë kuadër, roli i Shteteve të Bashkuara mbetet i pazëvendësueshëm si garant i ekuilibrave dhe si faktor stabiliteti. Shqiptarët kanë zgjedhur rrugën perëndimore pa ekuivoke. Ne jemi pjesë e aleancës së vlerave, pjesë e komunitetit euroatlantik dhe kontribuues aktiv në paqen dhe sigurinë kolektive. Mbështetja jonë për SHBA-në është mbështetje për një botë më të sigurt, më të drejtë dhe më të lirë”, tha Ali Ahmeti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull