Asnjë grupacion politik nuk do të mund të cenojë të drejtat tona dhe ne do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar çdo përpjekje për të dëmtuar elementet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit. Kështu sonte në Gostivar është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ndërsa ka uruar emërimin e Talat Xhaferit për Shef të Shtabit Politik të BDI-së në Gostivar.
Postimi i plotë i Ali Ahmetit:
Sonte, në Gostivar, në mesin e shumë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, kemi zgjedhur Talat Xhaferin si Shef të Shtabit Politik të BDI-së në Gostivar.
Uroj Talatin për përgjegjësinë e re dhe besoj se së bashku, të unifikuar, do të bëjmë më të mirën për gostivarasit dhe do të vazhdojmë të përmirësojmë jetën e tyre.
Gjatë takimit, diskutuam me qytetarët mbi sfidat dhe zhvillimet politike aktuale. I siguruam ata që ne nuk do të tolerojmë asnjë tentativë për të zhbërë arritjet e shqiptarëve për dekada me radhë. Asnjë grupacion politik nuk do të mund të cenojë të drejtat tona dhe ne do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar çdo përpjekje për të dëmtuar elementet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit.
Bashkë do të vazhdojmë të luftojmë për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.