Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia” të Gjeneral Kudusi Lamës, ku foli për rrugëtimin e përbashkët drejt lirisë, barazisë dhe integrimit.
Ahmeti theksoi se lufta e UÇK-së ishte sakrificë për dinjitet, paqe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. “Sot, 24 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, amaneti i atyre që sakrifikuan është që të mbetemi të bashkuar dhe t’i mbrojmë të arriturat tona të përbashkëta,” tha ai.
Lideri i BDI-së vlerësoi lartë kontributin e Prof. Dr. Kudusi Lamës për çështjen kombëtare, duke e cilësuar si një zë të motivimit, të së vërtetës dhe të sakrificës.
“Historia jonë është themeli i së ardhmes sonë,” përfundoi Ahmeti. (INA)