Ahmeti: Ikin si prej dreqit, hajde të bëjmë hetim mbi privatizimin

1 Min. Leximi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi partiak ka bërë thirrje që të kapen vjedhësit në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij, nuk duhet të ketë drejtësi selektive dhe duhet të mësohet se kush dhe sa e ka vjedhur shtetin.

“Hajdeni të bëjmë hetim mbi partitë politike, të fillohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Hajdeni të bëjmë hetim mbi prejardhjen e pasurisë të të gjithë funksionarëve. Hajde urdhëroni. Ikin si prej dreqit, hajde të bëjmë hetim mbi privatizimin. Si ndodhi privatizimi nga 92-shi deri në vitin 2000. Hajde të hapim këtë hetim. Nuk ua mban, sepse janë të korruptuar e të kriminalizuar. Janë pasuruar me djerësin e popullit”, tha Ahmeti, duke shtuar që nuk thotë se nuk ka keqbërës në BDI, sepse, ka qeverisur mbi 22 vjet, por bëri thirrje që të zihen.

- Advertisement -

“Hajdeni t’i zëmë se kush janë ata, të hapet proces transparent, jo i njëanshëm, jo drejtësi selektive. I vdiq nëna, s’ka drejtësi selektive”, tha mes të tjerash Ahmeti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull