Ahmeti: Abdyselam Selami më ka kërkuar falje, vazhdon në BDI

1 Min. Leximi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në një brifing me gazetarë foli për pakënaqësitë pas Kongresit të V-të të partisë. Ai tha se bëhet fjalë vetëm për 2–3 persona të pakënaqur dhe se Abdyselam Selami i ka kërkuar falje, duke sqaruar se reagimi i tij ka qenë momental, përcjell TS.

“Ja po ju them, Abdyselami më ka kërkuar falje dhe ai vazhdon në BDI. Ka pasur vetëm 2–3 të pakënaqur”, deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi se BDI ka ndryshuar rreth 80 për qind të strukturës së saj, ndërsa mbi 30 për qind e përbërjes janë gra.

Sipas Ahmetit, në parti ka shumë figura të reja, çka tregon se BDI është transformuar dhe është freskuar me kuadro të rinj. Ai shtoi se në Këshillin e Përgjithshëm ka edhe anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e BDI-së, por që tashmë janë rreshtuar në këtë parti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull