Afrim Gashi takon ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, Rexhep Alltepe

1 Min. Leximi

Kryetari i Lëvizjes Alternativa, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim miqësor me ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, z. Rexhep Alltepe nga Turqia. Në qendër të bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në lidhjet ndërqytetare, zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimet kulturore.

Gashi falënderoi z. Alltepe për mbështetjen dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për Maqedoninë e Veriut, si dhe për përkujdesjen ndaj diasporës shqiptare në Turqi. Ai theksoi se përvoja dhe rrjeti i gjerë i bashkëpunimit që ka z. Alltepe mund të sjellin mundësi të reja për partneritete dhe projekte të përbashkëta.


“Në vazhdim do të punojmë për të forcuar urat e miqësisë dhe besimit mes dy vendeve, me një qëllim të përbashkët dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bashkëpunim më të thellë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë”, u shpreh Gashi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull