Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shprehur shpresën se deputetët do të miratojnë nesër ligjet që lidhen me agjendën reformuese, të cilat kanë si afat përfundimtar datën 30 qershor.
“Janë kryesisht ligje që kanë të bëjnë me administratën publike dhe me transformimin digjital, ligje për komunikime elektronike. Mendoj se është një ditë e mirë që nesër t’i arrijmë afatet, për shkak se nesër është…shumica prej tyre kishin afat 30 qershorin. Besoj që nesër Kuvendi do të punojë frytshëm dhe do t’i sjell këto ligje”, theksoi Gashi.
Afrim Gashi: Shpresoj që nesër Kuvendi të miratojë ligjet reformuese me afat deri më 30 qershor

Ndani këtë artikull