Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të ngrohtë miqësor me artisten e njohur shqiptare, Miranda Hashani, themeluese e Shoqatës “Gonxhet”, e cila promovon artin, kulturën dhe fuqizimin e gruas.
Gashi e përgëzoi Hashanin për këtë nismë të vyer që përçon frymën e emancipimit dhe fuqizimit të grave, duke theksuar mbështetjen e tij të parezervë për avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjen aktive të grave në jetën kulturore, politike dhe shoqërore të Kosovës.
Ky takim nënvizon angazhimin e institucioneve për të promovuar rolin e gruas në zhvillimin e shoqërisë dhe kulturës shqiptare.