Afrim Gashi pret delegacionin nga Kroacia: Do të jem zëri i komunitetit rom në Kuvend

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur sot në takim deputetin rom në Kuvendin e Kroacisë, Veljko Kajtazi, kryetaren e Lidhjes së Romëve në Kroaci “Kali Sara”, Suzana Krçmar, si dhe zëvendësministrin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Nexhdet Mustafa.

Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe perspektiva për përfshirjen e komunitetit rom në jetën politike dhe për modelet e suksesshme të përfaqësimit dhe fuqizimit të tyre.

- Advertisement -

“Edhe pse aktualisht në Kuvendin e RMV-së nuk ka deputet rom, i sigurova se do të jem zëri i tyre për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të barabartë për të gjithë,” theksoi Gashi pas takimit.

Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve për forcimin e dialogut ndëretnik dhe përkrahjen e të drejtave të komuniteteve pakicë në vend dhe rajon.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull