Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun e sotëm me gazetarë theksoi se ai është ithtar i idesë për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta.
“Unë jam ithtar i idesë për zgjedhje të rregullta. Miratimi i rregullt i ligjeve dhe zgjedhje të rregullta. mendoj se, flas në mënyrë konceptuale, na mungon stabiliteti politik dhe ekonomik. Nëse tërë kohën bëjmë zgjehdje të parakohshme, krijojmë njëfarë destabiluteti politik. men doj se duhet të insistojmë t’i përfundojmë mandatet dhe më pas qytetarët të na vlerësojnë për atë se sa kemi realizuar nga ajo që kemi premtuar nga programi. Kështu në gjysmë mandati mund të thuhet se nuk e kemi përfunduar mandatin. Unë jam ithtar i idesë për rzgjedhje të rregullta, por për atë vendosin 61 deputetë dhe vullneti politik i deputetëve është ai që vendosë kur do të shkonim në zgjedhje”, tha Gashi në brifingun pas koordinimittë mbajtur me koordinuesit e grupeve të deputetëve.
I pyetur nëse duhet të ekzistojë apo të hiqet qeveria e Përzhinës, Gashi u përjgigj se si Qeveri stabile dhe anëtare e NATO-s nuk është e respektueshme të formohen qeveri teknike për organizim të zgjedhjeve të parakohshme.
“Sa e mbaj mend, atëherë ne vetëm sa e formuam partinë politike. Nëse kthehemi prapa, ajo ishte zgjidhje ad hok që të tejkalohej ajo krizë politike. Mendoj se si Qeveri stabile, si anëtare e NATO-s, nuk është e respektueshme të formojmë qeveri teknike për organizim të zgjedhjeve të parakohshme, aq më shumë që shohim se proceset zgjehdore, posaçërisht të fundit, rrjedhin në rregull, nuk ka vërejtje. Ja dje kaluan zgjehdjet, të gjithë uruan, askush nuk pati problem për fitoren”, tha ajo.

