Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) e ka përzgjedhur “One Macedonia Telecommunications”, në pronësi të kompanisë hungareze 4iG, si ofertuesin më të favorshëm në tenderin për operatorin e tretë mobil në vend, përcjell INA.
Me këtë vendim fillon afati 10-ditor për pagesën e kompensimit njëherësh në vlerë prej 8.020.003 euro për brezat e frekuencave 700 MHz, 1800 MHz dhe 3.x GHz. Pas pagesës, kompania do të marrë autorizimin dhe do të mund të nisë menjëherë operimin përmes rrjeteve të operatorëve ekzistues, derisa të ndërtojë infrastrukturën e saj.
Sipas kushteve, operatori i ri duhet të sigurojë mbulim 5G në një qytet deri në mars të vitit 2027, në korridoret kryesore deri në fund të vitit 2028, në të gjitha qytetet deri në vitin 2030, ndërsa deri në vitin 2032 çdo qytetar duhet të ketë qasje në internet 5G me shpejtësi minimale prej 100 Mbps.
Nga AEO vlerësojnë se hyrja e operatorit të tretë do ta rrisë konkurrencën në tregun e telekomunikacionit, gjë që ka qenë edhe një rekomandim afatgjatë i Komisionit Evropian.(INA)

