Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi ka shkruar sot se Ziadini i cili për të shkatërruar opozitën që BDI të qëndroj 20 vite në pushtet, i përdorur si “Kali i Trojës” nga Ali Ahmeti, njëher përçau PDSH-në, koalicionoi me Lëvizjen BESA, koalicionoi në Qeveri me të gjitha partitë e në fund e përçau edhe ASH-në dhe përfundoi tek “Baba Ali”!
“Prandaj, në vend që të flas sot për atë se a i mbështet ai qëndrimet e BDI-së që si Front të hyjnë në Qeveri me gjysmën e pozitave që i ka VLEN-i, ai flet për Rrahman Morinën, figurën të cilën e përfaqëson më së miri.
Po a ka Rrahman Morina më të madh se vet Ziadin Sela, i cili herë ka luajtur rolin e “Patriotit” e herë rolin e viktimës, vetëm e vetëm për të mbrojtur interesin e drejtpërdrejtë të Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij, por edhe interesin e tenderëve të tij dhe djalit të dajës së tij!
Madje, Ziadini e tejkaloi edhe Rrahman Morinën, sepse nga një patriot i rremë, që dikur Aliut i thoshte tradhtar dhe vrasës së tij, ndërsa Feta Alimin që e shpëtoi dhe e la në baltë, dhe sot e mbron, dëshiron bashkë me Alin të kthehet në pushtet që të kthejnë projektet e pasardhësit të Millosheviqit (Vuçiqit) e bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës, siç ishte Ballkani i Hapur, me qëllim që të dobësojnë e ta shkatërrojnë Kosovën dhe të përbuzin, vrasin e burgosin shqiptarët e Maqedonisë.
Kështu është Rrahman Morina i vërtet i ditëve të sodit, tenton të nënçmojë inteligjencën e shqiptatëve dhe të mbrojë Alinë, Soravinë, Vuçiqin dhe Ballkanin e Hapur.
Edhe pak, se koha për përgjegjësi po vjen!”, ka shkruar Azizi.