Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, i ka reaguar nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmanit pas kritikave ndaj koalicionit të partive shqiptare në pushtet.
“Qyqja e Alisë, pacienti, pasi ngeli i vetëm si qyqe në parti paska kënduar si kukuvajkë pas arratisjes së Artanit e Perparimi, burgosjes së Kreshnikut dhe të tjerëve… Ndoshta mos ka ndonjë paralajmërim se do u bashkëngjitet shokëve të krimit…
Sa gjynah!”, ka shkruar Azizi.
Paraprakisht, Osmani akuzoi VLEN-in se kanë zbritur nivelin e politikëbërjes në pikën më të ulët.
“Politika e LEN-it?
Taman kënetë politike.
Intriga, spinime, akuza boshe, ofendime personale, mashtrime e lajme të rreme – gjithçka, përveç vizionit, strategjisë dhe bashkëpunimit.
Ndërkohë që çdo e arritur po rrënohet para syve tanë, ata janë të zënë me lojëra të vogla politike.
E kanë zbritur nivelin e politikëbërjes në pikën më të ulët”, ka shkruar Osmani.