Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA dhe deputeti Adnan Azizi, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për krisjen e raporteve mes tij dhe kreu të partisë, Bilall Kasami.
Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Azizi tha se këto spekulime dalin nga kuzhinat e BDI-së.
“Jo vetëm që i kam raportet e shkëlqyera me Bilall Kasamin, por ai e ka edhe mbështetjen time qindpërqind. Ai jo vetëm që është kryetar i Lëvizjes BESA, por është edhe një mik i ngushtë i imi por edhe një bashkëveprimtar i imi që gjatë gjithë periudhës gati gjysëm shekulli që njihemi, gjitha planet edhe në sferën e organizimeve ilegale, veprimtarisë tonë edukative, humanitare, kulturore, gjithmonë unë kam qenë krah i djathtë i tij, apo ai ka qenë krah i djathtë i imi. Bilalli e ka përkrahjen edhe timen, edhe të besatarëve, edhe të VLEN-it, edhe të qytetarëve të Tetovës”, tha deputeti Adnan Azizi, në emisionin “Dialog te Lajmi”.