Ademi paralajmëron riorganizim: Kemi mandat moral nga shumica e shqiptarëve

1 Min. Leximi

Në deklaratën e tij publike, nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi njoftoi se partia do të hyjë në një proces të thelluar riorganizimi gjatë Kongresit të dhjetorit, në përputhje me mesazhin që kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet lokale.
Ademi tha se, megjithëse BDI nuk fitoi disa gara për kryetarë komunash, AKI ka fituar shumicën e votës shqiptare në nivel kombëtar, duke marrë – sipas tij – një “mandat moral dhe politik” për të forcuar lidhjen me qytetarët.
“Do të punojmë me energji të re, transparencë dhe përgjegjësi për interesin e qytetarëve dhe të ardhmen evropiane të vendit”, u shpreh ai, duke falënderuar aktivistët dhe votuesit për mbështetjen.
BDI theksoi se do të vazhdojë të mbrojë votën dhe barazinë e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull