Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmeSport

Ademi: Kosova favorite në grupin e Ligës së Kombeve, s’më pëlqeu bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë

Përditësimi i fundit: 2024/08/24 at 6:54 PM
Publikuar August 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova është kombëtarja favorite në grupin e Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator.

Rivalët e “Dardanëve” janë Qipro, Lituania dhe Rumania, por Ademi ka thënë se përgatitjet e duhura dhe forma e mirë e lojtarëve të Kosovës nëpër klubet e tyre tregojnë se Kosova është një hapa para rivalëve të grupit.

- Reklamim -

“Nëse i shohim përgatitjet e tashmë dhe formën e futbollistëve tanë, me trajnerin e ri Foda, me prurjet e reja sigurisht që jemi më të fortë dhe do të jemi më të fortë. Synimi ynë është, prapë se prapë tashmë nuk mund të flasim për zhvillim dhe nuk ka duhet zhvillim për ekipin kombëtar sepse dihet çfarë lojtarë kemi, ku luajnë në cilat liga dhe mendoj që tani ne na duhet kualifikimi dhe gjithmonë synim e kemi kualifikimin dhe sigurisht që do të shkojmë prapë për kualifikim sepse mendoj që edhe në këtë grup që e kemi prapë e mendoj unë dhe janë të gjitha analizat që ne jemi ekipi favorit”, theksoi Ademi.

Madje, i pari i FFK-së konsideron se zhvillimi i futbollit në Kosovë është në rrugën e duhur dhe premton se brenda dy viteve këtij sporti nuk do t’i mungojë asgjë, e as infrastruktura.

“Ne po i bëjmë të gjitha paradispozitat për të qenë një prej federatave më moderne dhe si federatë e vogël që jemi e kemi edhe shumë më të lehtë çështjen e infrastrukturës ta bëjmë dhe mendoj që futbolli i Kosovës edhe rreth dy viteve do t’i heq mund të them të gjitha dilemat për futbollin dhe do t’i ketë mjetet e nevojshme dhe resurset e nevojshme për t’u zhvilluar deri në maksimum sepse e ka edukimin, infrastrukturën bazike, projektet dhe programet e tilla…Mund të them lirisht që për dy vite Kosova do t’i ketë edhe stadiumet në të gjitha nivelet që nuk do të diskutohet më kjo pjesa e kemi apo nuk e kemi atë”, shtoi Ademi.

Në vazhdën e infrastrukturës, Kosovë vazhdon t’i mungojë një stadium kombëtar, por Ademi thotë se lokacioni tashmë mund të jetë caktuar, por për këtë çështje, ai ka thënë për KosovaPress, se duhet të flasë Ministria e Sportit.

“Nuk kam më shumë njoftime se sa ju që e keni këtë, por uroj që të bëhet sa më shpejtë, ku do që të bëhet, vetëm le të bëhet. Unë mendoj që është i caktuar vendi ose lista, është çështje e ministrisë, por kur ata të na thirrini nëse iu duhemi diçka në aspektin e futbollit, sigurisht që jemi të gatshëm për të bashkëpunuar”, theksoi Ademi.

Pak muaj më parë, bujë të madhe bëri lajmi i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë me atë të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian Euro 2027 për U21, por Ademi ka pranuar se ky lajm nuk i ka pëlqyer aspak, por që është vendim i FSHF-së.

“A më ka pëlqyer? Ok, e kam thënë dhe nuk më ka pëlqyer. Është çështje e federatës së tyre që i ka politikat e veta, madje Duka është edhe i UEFA-së edhe sigurisht që i di ai arsyet pse. Realisht në Kosovë nuk ka mundur të bëhet sepse nuk i kemi ato stadiume, nëse themi që do t’i bënim deri në atë vit, nuk mund të themi sepse kur të konkurrosh duhet t’i kesh asetet dhe resurset gati…Kosova hyn në ato gara gjithsesi, por atë duhet ta mendoj UEFA sepse nuk ka faj Kosova a do apo nuk do Serbia, ne i dimë raportet që i kemi. Kosova dihet që e kemi me shkrim që nuk luajmë me Serbinë dhe me disa shtete të tjera”, deklaroi Ademi.

I pari i FFK-së në fund bëri të ditur se në muajin mars të vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahet një prej ngjarjeve më të mëdha të UEFA-së në Kosovë që është Komiteti i Hat-trick-ut, komitet i cili është i një rëndësie të veçantë që mbledh rreth 70 përfaqësues të UEFA-së dhe do të jetë mundësi e mirë për të shfaqur imazhin e futbollit të Kosovës, por edhe mundësi për përfitimin e projekteve të reja për futbollin e Kosovës.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 24 Gusht, 2024 August 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Humbje dramatike e Manchester United në minutën e 95-të
Artikulli tjetër Agresioni rus/ SHBA njofton 125 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Ali Ahmeti mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së në Tetovë

    3shi.net June 30, 2024
    SHBA, ftesë shqiptarëve për “spiunë antidrogë”
    Spanjë, taksistët në Barcelonë protestë në mbështetje të Palestinës
    Kasami: Nuk është Dimitrievski ai i cili përcakton se ku dhe si do të përdoret flamuri kombëtar
    Abdixhiku: Beteja jonë s’është shtypja e mediave – sepse e ardhmja e jo përçarja, bën preokupimin tonë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?