Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare që siç tha, qytetarët të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë dhe ai vendim të respektohet nga të gjithë, përcjell TV21. Ademi tha se fituesi duhet të jetë pjesë e organeve të vendimmarrjes.
Ademi tutje tha se në vitin 2024 kërkuan mandat të fuqishëm nga qytetarët që Maqedonia të mbetet në binarët e perëndimit dhe shtoi se, vendi po ballafaqohet me stagnim dhe regres.

