Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi e cilësoi si fjalim 8 marsi, fjalimin e presidentes së re të vendit, Gordan Siljanovska Davkova. Ademi tha se presidentja Siljanovska tashmë ka shkaktuar krizë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për shkak se nuk e përmendi emrin kushtetues të shtetit.
“Përveç që ishte fjalim për 8 Mars nuk pat asgjë substanciale, nuk u përmend asgjë sa i përket NATO-s, nuk u përmend asgjë sa i përket BE-së dhe procesit eurointegrues, nuk u përmend asgjë sa i përket marrëdhënieve të mira ndëretnike, nuk u përmend fare Marrëveshja e Ohrit, nuk u përmend Marrëveshja e Prespës, nuk u përmend Marrëveshja për fqinjësi të mirë, nuk u përmend poashtu as urimi që i ka bë presidentja e Kosovës megjithëse u përmenden gra të tjera lidere që i’a kanë uruar përzgjedhjen për president”, tha Arbër Ademi, BDI.