Abdixhiku njofton për tubimin përmbyllës më të madh elektoral të LDK-së: Të shtunën nga ora 18:00, në sheshin Skënderbeu

1 Min. Leximi

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së mbajtur me kryetarët e degëve, ka njoftuar se LDK do të mbaj tubimin përmbyllës, të shtunën nga ora 18:00 në sheshin Skënderbeu.

Sipas tij, tubimi më i madh elektoral po vjen.

- Advertisement -

‘’Festa e madhe, e mbylljes së fushatës, të shtunën më 8 SHKURT nga ora 18:00 në PRISHTINË, në ‘SHESHIN SKËNDERBEU’!

Tubimi më i madh elektoral po vjen! 🔥

Në Kryeqytet. Në shesh! Ju presim!

Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara.

- Advertisement -

Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare! ✌️Këtë vendim e morrëm sot, në takim me Kryetarët e Degëve. I falenderova për angazhimin e madh deri më tash. I ftova për shtytjen finale! Fitore dhe asgjë më pak’’, ka shkruar Abdixhiku.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull