Kryetari i Degës së LDK’së në Obiliq, Xhafer Gashi, ka dalë me reagim pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, refuzoi dorëheqjen e tij nga funksionet në LDK, që e ofroi mbrëmë pas humbjes në garën për Kryetar të Obiliqit.
Gashi ka falenderuar anëtarët e Kryesisë për mbështetjen, respektin dhe besimin e treguar, duke shtuar se “do të vazhdoj t’i qëndroj besnik misionit tonë të përbashkët”.
“Rrugëtimi ynë vazhdon, me unitet, dinjitet dhe përkushtim”, ka shkruar Gashi.
Abdixhiku ka thënë se e ka rikonfirmuar Xhafer Gashin në pozitat e tij brenda LDK-së, si në Degë të Obiliqit, ashtue dhe në Kryesi e Këshill të Përgjithshëm./Reporteri.net

