Abazi: Pres mbështetje të plotë nga votuesit e VLEN-it në Studeniçan që ta bëjmë ndryshimin

1 Min. Leximi

Kandidati i AKI-së, për komunën e Studeniçanit, Ejup Abazi, në emisionin “Debat në Shenja” tha se ai pret mbështetje të plotë nga votuesit e koalicionit VLEN në raundin e dytë. Abazi shtoi se shpreson që edhe votuesit e kandidatit Azem Sadiku, të reflektojnë dhe t’i japin besimin atij për ta udhëhequr komunën.

“Mbështetësit e kundërkandidatit tim, pres që edhe ata të mendojnë, të japin përkrahje shkaku se kundërkandidati im, tani më 4 mandate është në komunën e Studeniçanit dhe ata të vlerësojnë mirë për punën e tij dhe të shohin, pres që ata të shohin një shpresë se komuna e Studeniçanit mund të udhëhiqet ndryshe dhe mund të punohet ndryshe”, tha mes tjerash Abaz

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull