Abazi: “Fronti Evropian” e mori përgjigjen nga shqiptarët në zgjedhje, tani le të mësohen në opozitë

1 Min. Leximi

Bujare Abazi nga koalicioni VLEN, i është përgjigjur akuzave të “Frontit Evropian” për mungesën e legjitimitetit të partnerit shqiptar në qeverinë e re dhe mënyrën e përfaqësimit.

Zonja Abazi, tha se shqiptarët më 8 maj, me votë ndëshkuan “Frontin Evropian”, duke i’a marrë të drejtën e përfaqësimit në qeverinë e re për shkak të politikave të gabuara në të kaluarën.

- Advertisement -

“Ata ishin në qeverisje 22 vjet dhe sa ishin të denjë, ne jemi të gjithë të vetëdijshëm dhe gjithë ne që jetojmë këtu e shohim se si e kemi jetën, si e kemi standardin, si e kemi cilësinë e jetës tonë. Nëse qytetarët e RMV-së, do të mendonin se kjo është ajo që kërkonin atëherë mendoj se ata me 8 maj e morë përgjigjen, se nuk janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve. Është koha që ata të kalojnë në opozitë dhe të funksionojnë si një parti opozitare”, tha zonja Abazi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull