Jason Statham po ndjek suksesin e bashkëpunimit me regjisorin David Ayer në “The Beekeeper”, me filmin e tij të ri të zhanrit aksion, që mban titullin “A Working Man”.
Ky projekt i ardhshëm prek temën e trafikimit me qenie njerëzore. Kryepersonazhi, Levon Cade, është një ish-ushtar i Marinës. Ai ka lënë prapa atë botë të karakterizuar nga dyluftimet dhe dhuna, dhe tani punon në ndërtimtari. Sidoqoftë, një krim që lidhet me njerëz të afërt të tij, e detyron t’i kthehet botës së vjetër. Cade punon për kompaninë “Garcia & Family Construction”. Ai ka një raport të ngushtë me pronarët të cilët i konsideron si familje. Kur vajza e tyre, Jenny, zhduket dhe policia nuk mund ta gjejë atë, Cade i premton familjes së do ta kthejë shëndosh e mirë në shtëpi. Gjatë këtij misioni ai e zbulon një komplot trafikimi me qenie njerëzore, dhe mbetet përgjegjësia e tij që t’i ndalojë kriminelët dhe ta shpëtojë Jennyn e kidnapuar. Kjo histori e filmit sjell edhe shumë skena aksion për adhuruesit e këtij zhanri.
Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe yjet David Harbour dhe Michael Peña. Regjisori David Ayer po ashtu e ka bashkë-shkruar skenarin me yllin veteran të filmave aksion, Sylvester Stallone.
“A Working Man” lansohet nëpër kinema më 28 mars.