A ishte shkak pozita e drejtorit në AEK për ndarjen e fundit në ASH? Ja çfarë thotë Aliu

1 Min. Leximi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” tha se në ASH nuk ka ndodhur ndarje por një ri-organizim me qëllim arritjen e rezultateve më të mira, në dobi të qytetarëve.
I pyetur nëse Agjencia për Elektrokomunikime ishte shkas për zhvillimet e fundit në Aleancën për Shqiptarët, Aliu, tha do të kishte qenë tragjedi politike dhe për qytetarët nëse një strukturë politike dhe e organizuar mirë prishet për një post.
“Dhe kjo vërtet nuk do të kishte qenë mirë as për neve si aktor kryesor në partitë politike por do të kishte qenë tragjedi edhe për qytetarët se si përfaqësohen qytetarët në strukturat qeveritare nëse një struktur politike prishet për një post, qoftë ajo drejtor i agjencionit përkatës”, tha Aliu.
Aliu tha se ky agjencion në krye duhet të ketë profesionistë, dhe pikërisht për këtë shkak dy herë është prishur konkursi për shkak të mungesës së dokumentacionit.
“Kjo nuk ka ndodhur, ka qenë lajm shumë e vërtetë dhe vazhdon të jetë, por mos harroni që opozita duke patur problemet brenda për brenda tenton që nga çdo proces, qoftë minor qoftë apolitik si puna e drejtorit në këtë agjenci ta politizon”, deklaroi Azir Aliu. /SHENJA/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull