Ne nuk jemi njerëz që prioritet i kanë funksionet dhe pozitat, ne jemi njerëz që duan të punojnë për popullin dhe të kemi realizime të projekteve, kështu që ky është problemi më i vogël kur bëhet fjalë për rregullimin e gjendjeve në kryeqytet, tha mes tjerash kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në pyetjen nëse janë ndarë ndërmarrjet në Qytetin e Shkupit, në rast se Izet Mexhiti fiton Çairin, ndërsa Gjeorgjievski Qytetin e Shkupit, përcjell TV21. Gjeorgjievski tha se me Mexhitin do të jenë partnerë në udhëheqjen e Shkupit.

“Nuk kemi ende marrëveshje zyrtare. Ne jemi partner koalicioni. Tani jemi të fokusuar që idetë tona, propozimet dhe programet të arrijnë te sa më shumë njerëz. Gjithsesi, si partner koalicioni, z.Izeti e kam mbështetës të madh në periudhën e fundit dhe do të jemi partnerë edhe në udhëheqjen e kryeqytetit”, tha mes tjerash Gjeorgjievski.

Ndryshe, Mexhiti në cilësinë e ministrit të Mejdisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Gjorgjievski në cilësinë e kryetarit të Bashkësisë së Njësive për Vetëqeverisje Lokale, sot morën pjesë në nisjen e punimeve për vendosje të rrethojës në deponinë “Drisllla”.
Kush do të udhëheq me N.P. Drislla dhe a jeni marrë vesh për ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit?