Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
ArsimLajme

A DO TË KETË NDRYSHIME NË JETËN STUDENTORE NGA QEVERISJA E RE?

Përditësimi i fundit: 2024/07/22 at 10:09 PM
Publikuar July 22, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 22 korrik – Jeta studentore për shumë të rinj është periudha më sfiduese përshkak të vështirësive që hasin gjatë këtij rrugëtimi. Shujta ditore është ndërmarrë si masë lehtësuese të shpenzimeve të përditshme të studentëve. Nuk duhet të harrojmë që studentët janë në fazën kur vetëm japin në shkëmbim të asgjëje, pra vetëm shpenzojnë pa fituar asgjë materiale. Kuptohet, që kjo bëhet për të arritur objektivat dhe qëllimet tjera afatgjate. Por, tani me qeverisjen e re në Ministrinë e Arsimit pas shumë viteve do të jetë një profesoreshë universitare maqedonase, që etnia nuk ka fare rëndësi por në vendin tonë ndikim ka. Megjithatë, cilat janë nevojat dhe ndryshimet në arsim që duhet të ndodhin si në aspektin e shujtës ditore por edhe në të tjera gjëra? shkruan Zhurnal.

Studentët kërkojnë modalitete më të mira rreth shujtës studentore –

- Reklamim -

Studentët i kërkojnë ministres së sapoardhur në detyrë, të gjejë modalitete më të mira rreth shujtës studentore. Së pari ajo është e pamjaftueshme, dhe së dyti, në raste të luhatjes së inflacionit, ministria duhet të ketë plan rezervë për marrëveshje me zinxhiret gastronomike ku mund të blejnë studentët.

Forumi për ndryshime në arsim propozon që MASH të ndërtojë bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe gastronomisë që çmimet e ushqimit të përshtaten sipas nevojave dhe kërkesave të studentëve. Sipas, Blendi Hodait, shujta studentore ditore, aktualisht duhet të jetë të paktën 180 denarë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i dërgon paratë për të gjithë javën, dhe i ke në llogari dikund 840 denarë, dhe ti nëse paguan ushqimet me këtë shumë, ndoshta mbijeton deri të mërkurën të paguash ushqime me 840 denarë, më pas duhet me para të xhepit t’i blesh këto. Edhe normalisht që kupton njeriu që për tri ditë mund të hani një doner ose hamburger, me 840 denarë për gjithë javën që i ke dhe pastaj duhet të shtosh me para vetanake për mu ushqy…Këtu duhet të fokusohet MASH, jodomosdoshmërisht të rritet çmimi pa mos bërë një lloj bashkëpunimi me restorantet se si duhet të implementohet shujta studentore nga shtator”, tha Blendi Hodai, për Alsat nga Forumi për ndryshime në arsim.

Ministrja e re e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, thotë po bëhen analiza, por ndryshimet duhet të pasqyrohen në rebalancin e buxhetit, që si duket, për këtë fazë nuk ka kohë të mjaftueshme drejt arritjes së një zgjidhjeje solide.

“Për studentët bëhen analizat, e dini se kemi trashëguar gjendje të keqe të buxhetit ne tani duhet urgjentisht të bëjmë ribalans të buxhetit, që sigurisht do të ndodh në korrik”, u shpreh Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës për Alsat.

Sipas hulumtimit të Forumit për ndryshime në arsim, një student për shpenzime universitare, banim e ushqim harxhon rreth 11 mijë euro deri në mbarimin e studimeve. Përmes intervistave me studentë të disa fakulteteve, është konstatuar se një student për një semestër, vetëm për ushqim shpenzon deri në 15 500 denarë varësisht se në cilin fakultet dhe qytet studion.

Tani jemi në kohën e rezistencës studentore, studentët nuk durojnë dhe dinë të protestojnë –

Mungesa e një unifikimi studentor pati ndikuar që studentët me vite të kaplohen nga një pasivitet i thellë. Maqedonia e Veriut ka student e zë studentor, vetëm se për një kohë të caktuar edhe për shkak të zhvillimeve dramatike me të cilat është përballur vendi, studentët nuk mund të gjenin dot rendin e tyre për tu ngritur në këmbë dhe për të dëshmuar se studentët kanë zë. Mbase, pas një kohe të gjatë lëvizje të tilla në këtë drejtim po vërehen.

Kujtojmë që, studentët fund vitin që lamë pas kanë protestuar përballë Kuvendit, me kërkesa shumë të qarta e të nevojshme. Studentët kërkuan tërheqjen e propozim-amandamenteve të Ligjit për ushqime të subvencionuara të studentëve, sipas të cilëve bëhet ndarje e studentëve të cilët mund ta shfrytëzojnë subvencionin, dhe rritje e vaktit nga 120 në 150 denarë. Këto ishin kërkesat kryesore por nuk ishin të vetmet.

Ndërkaq, tani studentët kanë paralajmëruar edhe protesta më masive dhe në forma tjera, jo sikurse ajo e herës së fundit që ishte marsh protestues, tani ato paralajmërojnë protesta dhe bllokada nëpër Shkup, gjë që nuk zhbën rezistencën e tyre. Vetëm sa rrit edhe më shumë madje ndryshojnë edhe mjetet dhe format e shprehjes së rezistencës.

Të jesh student në Maqedoninë e Veriut është sfidë e dyfishtë, në të njëjtën kohë përballesh me probleme të shumta arsimore për sa i përket sistemit arsimor dhe cilësisë në arsim, ndërkaq në anën tjetër përballesh edhe me probleme të ndryshme për sa i përket mbulimit të shpenzimeve që kanë kosto të lartë. Për fat të keq në këtë vend studentët nuk e kanë fatin e mundësinë që edhe të studiojnë edhe të punojnë, prandaj një pjesë e tyre pushimin veror e shfrytëzojnë për të punuar jashtë shtetit.

Por, problemet e tilla veçse trashen dhe shtohen asesi nuk mënjanohen përderisa studentët qëndrojnë duarlidhur duke qenë subjektet kryesore, prandaj zëri studentor duhet të dëgjohet, duhet të dëshmohet se studentët kanë organizim fuqi dhe potencial të ngrihen në këmbë të kërkojnë e marrin atë që e meritojnë, madje studentët po deshën mund të rrënojnë edhe pushtete. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 22 Korrik, 2024 July 22, 2024
Artikulli i mëparshëm Takim i Gashit me ambasadoren norvegjeze Melsom
Artikulli tjetër Padi ndaj Drin Ahmetit dhe disa zyrtarëve për përfitime të kundërligjshme në Zajaz

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    BDI me deklaratë: Me sukses e luftuam korrupsionin!

    3shi.net March 11, 2025
    LISTA E RE E BARNAVE PREJ MË 16 SHTATOR
    Mickoski në takime pune në SHBA, në fokus mundësia për investime në vend
    Burhan Mustafa largohet nga Voska Sport
    VLEN: Javën e ardhshme do të organizojmë debat publik për Ligjin për përfaqësim të drejtë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?