Disa emra të mundshëm për kandidatë të BDI-së për kryetar të komunës së Tetovës kanë filluar të qarkullojnë, duke përfshirë edhe ish-rektorin e Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti. Ky emër ka marrë mbështetje pozitive jo vetëm nga strukturat partiake, por edhe nga qytetarët e Tetovës, të cilët mendojnë se një figurë e njohur në fushën akademike mund të jetë një mundësi e mirë për udhëheqjen e qytetit me dy universitete.
Përveç emrit të Vullnet Ametit, po qarkullojnë edhe disa emra të tjerë si kandidatë të mundshëm të Frontit Evropian për kryetar të Tetovës, përfshirë Bajram Rexhepin dhe deputetin e Aleancës për Shqiptarët, mjekun Ilir Demiri.